Puna në kantierin e rrugës Berat-Ballaban Loti 2, po vijon me ritme të shpejta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, njoftoi se në kantierin e punimeve Berat-Ballaban Loti 2 kanë filluar punimet e gërmimit për hapjen e trasesë së rrugës dhe mbushjen e trupit të rrugës me material shkëmbor.
Sipas ARRSH-së, paralelisht po punohet me mbrojtjen e skarpatave në zonat e gërmuara dhe për ndërtimin e veprave të artit të vogla (tombino rrethore, box, mure mbajtëse dhe mure pritëse).
Ky aks, që iu shërben afro 150 mijë banorëve të qarqeve Berat dhe Gjirokastër dhe çliron një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe turistik për këto dy bashki.
Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek në tërësi katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë.