Bashkimi Evropian ka ripërsëritur sot se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, por masa që i përdorin për të treguar se BE është serioze në pritjen e mospërshkallëzimit. BE ka ripërsëritur thirrjen që urgjentisht Kosova dhe Serbia të mos e përshkallëzojnë situatën. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se ende presim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për mospërshkallëzimin e situatës. Në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, ai ka potencuar se masa janë të përkohshme, mund të zvogëlohen dhe mund të hiqen. Sipas tij, ato përfshijnë shtyrje të vizitave zyrtare, të komisioneve, apo ngjarjeve që janë planifikuar si dhe bashkëpunimin financiar me Kosovën. “Siç u përpoqa të sqaroja dje, këto nuk janë sanksione apo masa kufizuese. Kur përdorim fjalën sanksion ose masa kufizuese, do të thotë masa të cilat bazohen në kornizën ligjore për sanksionim. Ky nuk është rasti në Kosovë, këto janë masa. Këto janë instrumentet që ne po i përdorim për të treguar se Bashkimi Evropian është serioz në pritjen e de-përshkallëzimit dhe reagimin nëse de-përshkallëzimi nuk ndodh dhe prandaj, kur është fjala për marrëdhëniet me Kosovën, dje përmenda se shtetet anëtare mbështetën një sërë masash në lidhje me Kosovën, pasi ende presim që kryeministri Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës, dhe këto masa, janë të përkohshme, mund të zvogëlohen, mund të hiqen, ato përfshijnë shtyrje të vizitave zyrtare, të komisioneve, apo ngjarjeve që janë planifikuar ose janë në planifikim, si dhe bashkëpunimin tonë financiar me Kosovën”, ka thënë ai. Stano ka potencuar se vendimi i ndërmarrë për masa ndaj Kosovës nuk ka qenë i lehtë. atsh
BE:Palët të mos e përshkallëzojnë situatën
RELATED ARTICLES