Presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Tempo”, Begaj është shprehur se njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Vatikani, do të ndihmonte në përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë. “Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit. Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Presidenti Bajram Begaj. Kreu i Shtetit zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, së bashku me Zonjën e Parë Armanda Begaj, më 2 dhjetor, ndërsa u prit në një audiencë të veçantë nga Papa Françesku.https://lajme.rtsh.al/artikull/takimi-me-papa-franceskun-begaj-kerkova-qe-vatikani-te-njohe-kosoven-si-shtet-te-pavarur
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on