Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE vendos detyrime doganore ndaluese për produktet bujqësore ruse

BE vendos detyrime doganore ndaluese për produktet bujqësore ruse

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord sot që të vendosin detyrime doganore ndaluese për importet e produkteve bujqësore ruse, të cilat aktualisht janë kryesisht të përjashtuara, njoftoi komisioneri evropian për Tregtinë, Valdis Dombrovskis. ”Kjo masë, e propozuar në mars nga Komisioni Evropian, synon të ulë të ardhurat që i lejojnë Moskës të financojë luftën e saj në Ukrainë”, deklaroi ai. ”Gjithashtu, të ndalojë eksportin e paligjshëm të grurit të vjedhur nga Ukraina dhe të parandalojë Moskën nga destabilizimi i tregjeve bujqësore”, shtoi Dombrovskis në X. Ndërkohë, edhe më 27 maj, ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan një regjim të ri sanksionesh për të ndëshkuar abuzimet serioze të të drejtave të njeriut në Rusi. Sistemi i ri i sanksioneve u krijua pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny dhe synon individë dhe organizata përgjegjëse për shtypjen e opozitës. Këto masa ndëshkuese janë të ndara nga sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës. Sanksionet përfshijnë gjithashtu masa ndëshkuese, veçanërisht ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ngrirjen e aseteve të mbajtura në bllok. Për herë të parë, është duke u konsideruar edhe sektori fitimprurës i gazit natyror të lëngshëm (LNG) të Rusisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ