Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE: Të paktën 20 miliardë ndihmë ushtarake për Kievin në 2024 

BE: Të paktën 20 miliardë ndihmë ushtarake për Kievin në 2024 

Sapo kemi rënë dakord me ministrat e Mbrojtjes të BE-së se do të mbajmë premtimin tonë për të dorëzuar 1 milion predha artilerie në Ukrainë, shkroi Ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Hanno Pevkur, në Twitter. ‘’Mbi 500 mijë predha do të furnizohen deri në fund të marsit, ndërsa mbi 1.1 milion copë do të mbërrijnë deri në fund të vitit 2024”, shkroi Pevkur. Gjatë vitit 2024, Ukraina do të jetë në gjendje të llogarisë në furnizime ushtarake me vlerë “të paktën 20 miliardë euro”, shtoi ai. Shifra rrjedh nga premtimet e bëra nga nëntë vende anëtare të BE-së pas sondazhit të kërkuar nga Gjermania, e cila e vetme premtoi tetë miliardë. Të paktën 17 vende të BE-së nga 27, iu përgjigjën kërkesës për informacion të dërguar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe shifra totale mund të rritet në fund të analizave. Kancelari gjerman Olaf Scholz i tha Bundestagut se “gjithçka duhet bërë për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës dhe në mënyrë që Putini të mos mund të llogarisë në zvogëlimin e mbështetjes evropiane’’. “Mbyllja e marrëveshjes është jetike për besueshmërinë tonë dhe jo vetëm për angazhimin tonë për t’i ofruar mbështetje të vazhdueshme Ukrainës’’, shkrroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në letrën e ftesës për të 27 vendet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ