Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALE BE shqyrton rrugë alternative për eksportet e grurit ukrainas

 BE shqyrton rrugë alternative për eksportet e grurit ukrainas

Pavarësisht rifillimit të eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia midis Rusisë dhe Ukrainës, BE synon të vazhdojë përpjekjet e saj për të krijuar rrugë alternative mallrash për eksportet e grurit ukrainas. ”Pavarësisht rihapjes së rrugëve detare, një kthim i menjëhershëm në nivelet e paraluftës të eksporteve të Ukrainës mbetet sfidues dhe rrugët alternative të eksportit janë ende vendimtare”, tha një zyrtar i Komisionit të BE-së. Komisionerja evropiane për Transportin, Adina Valean theksoi se kishte hapësirë ​​për përmirësime, por vuri në dukje edhe mungesën e vagonëve të mallrave, shoferëve të mauneve dhe objekteve të magazinimit për prodhimet ukrainase. Sipas Komisionit Evropian, Ukraina ishte eksportuesja më e madhe në botë i vajit të lulediellit, eksportuesja e tretë më e madhe e elbit, eksportuesja e katërt më e madhe e misrit dhe eksportuesja e pestë më e madhe e grurit përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. Megjithatë, shpresat aktualisht janë të lidhura me marrëveshjen me Rusinë që mundëson rifillimin e eksporteve të rregullta bujqësore ukrainase nëpërmjet Detit të Zi. Sipas shifrave të BE-së, para luftës, deri në pesë milionë tonë drithë kalonin çdo muaj nëpër portet e Detit të Zi.https://ata.gov.al/2022/08/04/fokus-be-shqyrton-rruge-alternative-per-eksportet-e-grurit-ukrainas/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ