Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE sanksionon policinë e moralit dhe ministrin iranian

BE sanksionon policinë e moralit dhe ministrin iranian

Bashkimi Evropian shënjestroi dy anëtarë kyç të të ashtuquajturës Policia e Moralit të Iranit, si dhe një ministër të qeverisë iraniane në sanksionet e reja të miratuara sot, duke i bërë përgjegjës për shtypjen e vazhdueshme në mënyrë të dhunshme të protestuesve në vend. “BE do të veprojë gjithmonë kundër shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut”, deklaroi sot kryediplomati i bllokut, Josep Borrell në Twitter. Ministri iranian i Informacionit dhe Komunikimit, Issa Zarepour, është në mesin e 11 individëve dhe katër subjekteve të përfshirë në listën e sanksioneve të reja të BE-së. Zarepour është përgjegjës për mbylljen e internetit të Iranit. Gjithsej 97 individë dhe tetë subjekte tashmë do t’i nënshtrohen sanksioneve të BE-së. “Individëve të prekur nga sanksionet do t’u ngrihen asetet dhe do t’u ndalohet të udhëtojnë në BE”, thuhet në një deklaratë nga Këshilli Evropian. Sanksionet përfshijnë gjithashtu një ndalim të eksporteve të pajisjeve në Iran që mund të përdoren për monitorimin e thirrjeve telefonike. Gjithashtu do të sanksionohen Forcat e Zbatimit të Ligjit të Iranit (LEF), pjesë e organit policor të shtetit, si dhe disa shefa të policisë lokale.https://ata.gov.al/2022/10/17/bruksel-be-sanksionon-policine-e-moralit-dhe-ministrin-iranian/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments