Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE rregulla më të rrepta për përdorimin e AI

BE rregulla më të rrepta për përdorimin e AI

Parlamenti Evropian ka planifikuar rregulla më të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA). Ligjvënësit e BE-së kanë rënë dakord sot për formën përfundimtare të Aktit të Inteligjencës Artificiale, në Strasburg. Parlamenti i BE-së tha se Akti i IA-së do të ishte ligji i parë gjithëpërfshirës në mbarë botën që rregullon përdorimin e inteligjencës artificiale. Sipas kuadrit ligjor, sistemet e inteligjencës artificiale duhet të ndahen në grupe të ndryshme rreziku, sa më shumë rrezik të paraqesë aplikacioni përkatës, aq më të rrepta do të jenë rregullat e aplikuara. “Sistemet e IA-së që klasifikojnë njerëzit sipas sjelljes së tyre sociale ose karakteristikave etnike gjithashtu do të ndalohen”, sipas aktit. Sipas Parlamentit të BE-së, negociatat me shtetet e BE-së do të fillojnë sot në mbrëmje. Inteligjenca artificiale zakonisht i referohet aplikacioneve, në të cilat softueri kërkon sasi të mëdha të dhënash. Aplikacione të ndryshme të IA-së përdoren në shumë fusha, duke përfshirë programe që vlerësojnë imazhet nga kompjuterët me saktësi dhe shpejtësi më të madhe se njerëzit. Automjetet që drejtojnë vetë, përpiqen të parashikojnë sjelljen e përdoruesve të tjerë të rrugës me teknologjinë e IA-së. “Chatbots” ose playlist-at automatike nga shërbimet e transmetimit funksionojnë gjithashtu me IA-në. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ