Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë përcolli sot një mesazh urimi në kuadër të 103 vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Bashkimi Europian në Tiranë po restauron edhe Teatrin e Kukullave, që shërbeu pak pas shpalljes së Tiranës kryeqytet, si godinë parlamenti. “Kur Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë, 103 vjet më parë, nisi edhe ndërtimi i një godine që pak vite më vonë do të bëhej Parlamenti i ri. Ajo është Teatri i Kukullave që kemi sot. Ndërtesa shërbeu edhe si zyrë për disa ministra të qeverisë së re. Sot, kjo godinë është duke u restauruar nga programi “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS”, bëri të ditur zyra e BE-së në vendin tonë. Ky projekt do të risjellë Teatrin historik të Kukullave për breza të tërë fëmijësh, të cilët do të krijojnë kujtime të bukura. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on