Projektligji i ri synon ta bëjë procesin më efikas dhe të rrisë numrin e emigrantëve të kthyer. Sipas komisionit, aktualisht vetëm rreth një e pesta e njerëzve që janë urdhëruar të largohen kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Shumë azilkërkues të refuzuar mbeten në vend pavarësisht një vendimi kundër tyre, pasi vendet e origjinës refuzojnë t’i pranojnë ose procedurat zgjasin shumë.

Sipas propozimit, vendimet e dëbimit nga një vend i Bashkimit Evropian do të zbatohen automatikisht në vendet e tjera anëtare të BE-së.

“Nuk është e pranueshme që një procedurë azili të përfundojë në një shtet anëtar dhe më pas të hapet një procedurë tjetër në një vend tjetër të BE-së”, tha komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner.