Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE propozon kartën e aftësisë së kufizuar në mbarë Evropën

BE propozon kartën e aftësisë së kufizuar në mbarë Evropën

Komisioni Evropian ka bërë thirrje për futjen e një karte të standardizuar të aftësisë së kufizuar të njohur në të gjithë 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. “Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara nuk duhet të ndalen në kufijtë kombëtarë”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit të BE-së, Věra Jourová në një njoftim për shtyp. “Karta e re do të lehtësonte lëvizjen e lirë të personave mes vendeve të BE-së, një nga të drejtat thelbësore të bllokut”, tha ajo. “Statusi i njohur i aftësisë së kufizuar në të gjithë BE-në, do të ofronte një qasje të barabartë në kushte të veçanta dhe trajtim preferencial në shërbimet publike dhe private,” tha komisioni. Kjo përfshin aksesin në transport, ngjarjet kulturore, muzetë, qendrat sportive, ose parqet zbavitëse. Komisioni synon gjithashtu të përmirësojë kartën evropiane të parkimit për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të njëjtat të drejta parkimi në shtetet e tjera anëtare. Propozimet bazohen në një projekt pilot të kryer në tetë shtete anëtare dhe konsultime publike, në të cilat komisioni mori më shumë se 2 500 përgjigje nga personat me aftësi të kufizuara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments