Wednesday, April 2, 2025
HomeSOCIALEKOSOVABE: Nuk ka parafinancim për Kosovën dhe Serbinë

BE: Nuk ka parafinancim për Kosovën dhe Serbinë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, në konferencë për media sot, tha se procesi për Kosovën dhe Serbinë po vazhdon dhe që parakushti për t’i marrë këto mjete është që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizim të marrëdhënieve.

Ai theksoi se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i janë ndarë mjetet e parafinancimit prej 7 për qind, të cilat kapin vlerën e 64 milionë eurove.

Mund ta konfirmoj se në këtë fazë nuk ka paranfinancim për Serbinë dhe Kosovën. Më herët këtë javë, e javën e kaluar u bë parafinancimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por, procesi po vazhdon për Kosovën e Serbinë”, tha ai.

Sipas tij, në këtë fazë nuk mund të konfirmojë nëse parakushti për Kosovën dhe Serbinë në aspekt të normalizimit të marrëdhënieve është plotësuar.

Në procedurat për Planin e Rritjes, ka parakusht kur bëhet fjalë për Serbinë e Kosovën, e që është të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket parafinancimit”shtoi zëdhënësi i BE-së.

Kosova përveç kësaj për t’i përfituar mjetet e BE-së duhet të ratifikojë në Kuvend marrëveshjen me BE-në.

Për shkak të zgjedhjeve të 9 shkurtit ende nuk është arritur konsistituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

Kosova pritet t’i përfitojë rreth 880 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në total ky plan për rajoni ka vlerën e 6 miliardë euro, nga kjo shumë 2 miliardë janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ