Vendet evropiane në kufi me Detin e Veriut janë të gatshme të nënshkruajnë një pakt aleance për energjinë e erës, në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjeve të shantazhit energjetik kundër Evropës, sipas një njoftimi të Brukselit. Samiti i Detit të Veriut me pjesëmarrjen e nëntë vendeve evropiane do të zhvillohet të hënën, në qytetin port belg të Ostendit. Në takim do të marrin pjesë Franca, Gjermania, Belgjika, Danimarka, Holanda, Luksemburgu, Irlanda, Norvegjia dhe Britania e Madhe. BE-ja do të përfaqësohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
BE nënshkruan paktin për energjinë e erës
RELATED ARTICLES