Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE ndërmerr masa për sigurinë kibernetike

BE ndërmerr masa për sigurinë kibernetike

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së arritën një marrëveshje për të forcuar sigurinë kibernetike në Bashkimin Evropian. Marrëveshja siguron që vendet e BE-së të jenë më të afta të përgatiten, parandalojnë, përgjigjen dhe rikuperohen nga kërcënimet ose incidentet kibernetike në shkallë të gjerë”, thuhet në një deklaratë që shpall marrëveshjen. Belgjika kryesoi bisedimet si mbajtësja aktuale e presidencës së rradhës të BE. Sekretari belg i Shtetit për Çështjet Dixhitale Mathieu Michel tha se marrëveshja vendos “piketa të reja për qëndrueshmërinë kibernetike të Evropës”.

Sipas rregulloreve të reja, rrjetet e energjisë, fabrikat, aeroportet dhe spitalet duhet të përgatiten më mirë për kërcënimet e sigurisë kibernetike, si sulmet e hakerëve. Një pjesë kryesore e paketës është një sistem alarmi i përbërë nga qendra informacioni kombëtare dhe ndërkufitare në BE. Këto qendra kanë për detyrë zbulimin dhe marrjen e masave kundër kërcënimeve kibernetike. Ideja është të rritet efikasiteti dhe të forcohen rrjetet ekzistuese të sigurisë kibernetike për t’u përgjigjur më shpejt dhe në mënyrë proaktive. Një tjetër shtesë është një sistem evropian certifikimi për shërbimet e sigurisë.

Qëllimi është të sigurohet besimi tek ofruesit e shërbimeve të sigurisë kibernetike. Kompanitë private duhet gjithashtu të krijojnë një shërbim reagimi emergjent për të ndërhyrë me kërkesë të një vendi ose institucioni të BE-së në rast të një incidenti të sigurisë kibernetike në shkallë të gjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments