Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE, mbështetje për shfrytëzimin me eficiencë të energjisë

BE, mbështetje për shfrytëzimin me eficiencë të energjisë

Bashkimi Europian do të mbështesë Agjencinë për Eficiencën e Energjisë për fuqizimin e kapaciteteve institucionale për shfrytëzimin me eficiencë të energjisë. Rritja e eficiencës së energjisë është një angazhim i qeverisë shqiptare për të qenë në linjë me politikat e BE-së dhe Komunitetit të Energjisë. Gjatë 8 muajve në vijim, AEE do të asistohet nga ekipi përkatës i Bashkimit Evropian në zhvillimin e mëtejshëm të kornizës institucionale dhe ligjore, për zbatimin e Acquis të BE-së në fushën e eficencës së energjisë. Agjencia për Eficiencën e Energjisë garanton zbatimin e masave dhe politikave që kanë për qëllim nxitjen e shfrytëzimit me eficencë të energjisë dhe sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët shqiptarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments