Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEBE mbështet gratë në sipërmarrje

BE mbështet gratë në sipërmarrje

Tetë vjet më parë, kur Ejona Zaimaj nisi përpjekjen e guximshme për të krijuar ‘Amalthia Farm’, një fermë dhish, vizioni i saj u ndesh me skepticizëm nga të gjitha anët. Megjithatë, sot ajo është një sipërmarrëse e suksesshme blegtorale dhe bujqësore, me një tufë të lulëzuar prej rreth 350 dhish nën kujdesin e saj dhe një biznes në zgjerim të bletëve. Ajo po kërkon në mënyrë aktive mundësi për të zgjeruar fushën e saj të punës dhe këtë vit ajo ishte një nga 23 gratë që morën pjesë në iniciativën e UN Women EXPO Capital Quest, mbështetur nga BE. Së bashku me gra të tjera sipërmarrëse nga e gjithë Evropa dhe Azia Qendrore, ajo mori pjesë në kampe trajnimi për të përmirësuar aftësitë e saj të biznesit dhe mori mentorim të përshtatur nga ekspertë të njohur të investimeve. Programi i mbështetur nga BE, synon të forcojë rolin e gruas në sipërmarrje përmes ndërveprimeve mes tyre, me qëllim zgjerimin e biznesit dhe bashkëpunimit mes tyre. Kështu “Expo 2023” mbledh bashkë gra sipërmarrëse dhe partnere biznesi nga Evropa dhe Azia Qendrore, bazuar në vlerat thelbësore të përfshirjes, diversitetit dhe të mos lënit askënd pas. Expo përfshin një sërë aktivitetesh për ngritjen dhe rrjetëzimin e bizneseve vendore dhe ndër-rajonale, si dhe seminare për ngritjen e kapaciteteve që u japin mundësi bizneseve, investitorëve/eve dhe grave sipërmarrëse të rajonit të rrjetëzohen dhe të mësojnë nga palët e tjera. Expo 2023 do të kulmojë me një event virtual live me mundësi shkëmbimi dhe rrjetëzimi me investitorë/e. Për t’u kualifikuar për të gjitha fazat e Expo-s, gratë sipërmarrëse ose që përfaqësojnë një biznes në pronësi të grave, duhet të kenë një produkt minimal të mjaftueshëm për t’u përdorur nga klientët; në fazë shitjesh ose të jeni në fazën e rritjes (që gjenerojnë të ardhura). EXPO Virtuale Rajonale 2023 do të zhvillohet në nëntor 2023 dhe do të jetë e hapur për të gjitha gratë sipërmarrëse të interesuara. Gratë e përzgjedhura do të ftohen të marrin pjesë në Bootcamp/Trajnime dhe Eventet Satelit, të cilat ndryshojnë nga shteti në shtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments