Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE marrëveshje për rishpërndarjen e migrantëve

BE marrëveshje për rishpërndarjen e migrantëve

Negociatat vazhdojnë në Evropë për të arritur një qëndrim të përbashkët për rishpërndarjen e migrantëve dhe procedurat e azilit. Presidenca e BE-së e udhëhequr nga Suedia po punon për të arritur një marrëveshje për dy pjesët e legjislacionit, pjesë e paktit të ri të migracionit në Këshillin e Punëve të Brendshme të planifikuar të enjten në Luksemburg, tha sot një zëdhënëse e Stokholmit, duke nënvizuar se ekziston një vullnet i qartë për kompromis mes vendeve anëtare. Negociatat fokusohen në ekuilibrin e vështirë që mund të gjendet midis solidaritetit dhe përgjegjësisë. Çështja do të jetë sërish në tryezën e ambasadorëve të BE-së sot dhe nesër në Bruksel, në kuadër të takimit mes ministrave. “Ne po përpiqemi t’i hapim rrugën ministrave për të arritur një marrëveshje javën e ardhshme, në mënyrë që më pas të jenë në gjendje të fillojnë negociatat me Komisionin dhe Parlamentin e BE-së deri në korrik”, tha zëdhënësja, duke specifikuar se janë ende disa çështje në pritje që duhet të diskutohen më tej. Nisur nga hipoteza jozyrtare, mbi të cilën po punon Komisioni Evropian, për vendosjen e një gjobe prej 22 mijë eurosh për çdo migrant të pazhvendosur, kuptohet se zhvendosja nuk do të ishte e detyrueshme. Ideja është përballur aktualisht me kundërshtim të qartë nga vendet e Vishegradit, me Poloninë dhe Republikën Çeke në krye. Ndër pikat e diskutimit është edhe hipoteza e krijimit të një formule për të përcaktuar kapacitetin e duhur të çdo vendi, për të pritur migrantë, e cila duhet të shoqërohet me një tavan maksimal vjetor për pritjen. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ