Komisioni Evropian tha sot se Ukraina duhet të kalojë në fazën tjetër të bisedimeve të anëtarësimit në BE “sa më shpejt të jetë e mundur” në vitin 2025.

“Ukraina ka vazhduar të çojë përpara reformat kyçe, pavarësisht se po lufton një luftë brutale agresioni”, tha sot kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

Deklarata e Borrell erdhi gjatë prezantimit të raportit vjetor të bllokut mbi kandidatët për anëtarësim.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian prej 27 anëtarësh është një prioritet strategjik për Ukrainën dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbrojtur fuqishëm anëtarësimin në bllok pas pushtimit rus në shkallë të plotë në 2022.

Komisioni rekomandoi avancimin e mëtejshëm të bisedimeve me Ukrainën në fusha kyçe si gjyqësori, rregulloret financiare dhe të drejtat themelore. BE filloi bisedimet me Ukrainën në qershor.

Negociatat për anëtarësim janë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar – që kërkon shumë vite ndryshime administrative, ligjore dhe ekonomike – që një kandidat të përmbushë standardet e BE-së