Komisioni Evropian po shqyrton futjen e një ndalimi të detyrueshëm për vendet anëtare për të përdorur teknologjitë e ofruara nga Huawei për zhvillimin dhe përhapjen e rrjeteve të tyre 5G. Rekomandimet e formuluara nga Brukseli në vitin 2020 për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga furnitorët e konsideruar me “rrezik të lartë” si gjigandi kinez u zbatuan vetëm nga një e treta e njëzet e shtatë, theksojnë burime pranë BE-së. Komisioneri i BE-së, Thierry Breton, u kujtoi qeverive për “urgjencën për të vepruar në mënyrë që të mos krijohen dobësi serioze ndaj sigurisë kolektive”. atsh