Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE dhe Turqia takim të nivelit të lartë për migrimin e parregullt

BE dhe Turqia takim të nivelit të lartë për migrimin e parregullt

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson dhe ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya u takuan sot në Bruksel për dialogun e dytë të nivelit të lartë midis Ankarasë dhe BE-së për migracionin dhe sigurinë. “Turqia është një vend kandidat për në BE dhe një partner i rëndësishëm i BE-së në çështjet e migracionit dhe sigurisë”, tha Komisioni Evropian. Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi politikat dhe veprimet e tyre përkatëse në lidhje me parandalimin e migrimit të parregullt dhe diskutuan për qasje të përbashkëta për një sërë çështjesh, duke përfshirë sigurinë kufitare dhe luftën kundër trafikimit të migrantëve. “Ata gjithashtu shqyrtuan mënyrat për forcimin e bashkëpunimit mes agjencive të tyre përkatëse të migracionit dhe zbatimit të ligjit”, tha ekzekutivi evropian. “Ndërkohë do të eksplorojnë edhe mënyrat e lehtësimit të udhëtimit për qytetarët turq duke përshpejtuar dhënien e vizave”, shtoi Komisioni Evropian

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments