Tuesday, March 18, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

BE dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit si ‘përshkallëzim të paprecedentë’

Bashkimi Evropian dënoi ashpër sulmin e drejtpërdrejtë ajror të Iranit ndaj Izraelit. “Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim për sigurinë rajonale,” tha sot kryediplomati i bllokut, Josep Borrell në emër të BE-së në platformën X, dikur Twitter. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale”, shtoi ai.

“Në këtë situatë shumë të tensionuar rajonale, përshkallëzimi i mëtejshëm nuk mund të jetë në interesin e askujt”, tha Borrell në një deklaratë. Ai gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e Bashkimit Evropian për sigurinë e Izraelit. “BE-ja mbetet e vendosur për të kontribuar në shmangien e përshkallëzimit dhe sigurinë në rajon dhe është në kontakt të ngushtë me të gjitha palët për këtë qëllim”, tha ai.

Ai foli me ministrin e Jashtëm iranian, Hussein Amirabdollahian për të përcjellë këto mesazhe dhe për t’i kërkuar Iranit të mos përshkallëzoje më tej konfliktin. Borrell ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së të martën për të diskutuar sigurinë në rajon

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ