Pas kërkesës së Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore për hapjen e urës së Ibrit për automjete ka reaguar Bashkimi Evropian duke thënë se çdo vendim që merret lidhur me këtë çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se hapja e urës në Mitrovicë është temë e dy marrëveshjeve brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja nga viti 2015 dhe 2016. Stano tha se hapja e urës në Mitrovicë është temë e dy marrëveshjeve brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja nga viti 2015 dhe 2016. Sipas tij çdo vendim që lidhet me urën duhet të diskutohet dhe të zhvillohet në kuadër të dialogut. “Ne jemi të interesuar të parandalojmë edhe një krizë tjetër, kemi pasur mjaftë të tilla tashmë dhe pak zgjidhje e hapa drejt shtensionimit. Në lidhje me pyetjen tuaj, për hapjen e urës në Mitrovicë, ajo ka qenë temë e dy marrëveshjeve të dialogut të lehtësuar nga BE, më 2015 e 2016. Dhe pavarësisht përpjekjeve për të ndërmjetësuar përgjatë viteve, kjo urë mbetet e mbyllur për trafik. Dhe përderisa kjo është çështje që i takon dialogut të lehtësuar nga BE, negociatat dhe çfarëdo vendimi në lidhje me urën duhet të diskutohet dhe të bëhet në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të dyja palëve, Kosovës e Serbisë”, deklaroi Stano. Stano ka paralajmëruar se të gjitha detyrimet e marrëveshjeve në pritje duhet të përmbushen pa vonesë, dhe e njëjta gjë sipas tij vlen edhe për marrëveshjen për urën dhe gjithashtu për marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
BE: Çdo vendim për urën e Ibrit duhet të diskutohet dhe të zhvillohet në kuadër të dialogut
RELATED ARTICLES