Gjashtë kompani të mëdha të teknologjisë do t’i nënshtrohen rregullave më të ashpra në Bashkimin Evropian që synojnë t’i parandalojnë ato nga abuzimi me pozicionet e tyre dominuese në treg si “gardiane” të ekonomisë dixhitale. Komisioni Evropian tha se masat zbatohen për Microsoft, Amazon dhe Meta, duke përfshirë shërbimet e tij Facebook, WhatsApp dhe Instagram si dhe Alphabet, Apple dhe ByteDance, pronarë të aplikacionit video TikTok. Kompanitë nuk lejohen më të japin trajtim preferencial për shërbimet e tyre në renditje dhe mund të bashkojnë të dhëna nga burime të ndryshme vetëm me pëlqimin e qartë të përdoruesit. Ata kanë gjashtë muaj kohë për të zbatuar rregullat. Shkeljet mund të rezultojnë në gjoba të rënda dhe në raste të jashtëzakonshme, edhe shpërbërje. “Bizneset më me ndikim në internet tani do të duhet të respektojnë rregullat tona të BE-së,” shkroi komisioneri evropian Thierry Breton në X.
BE ashpërson rregullat me gjigantët e teknologjisë
RELATED ARTICLES