Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE-1 miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve

BE-1 miliard euro për të rritur prodhimin e municioneve

Komisioni Evropian ka planifikuar një fond prej 1 miliardë eurosh (1,09 miliardë dollarë) për prodhimin e municioneve në vendet e BE-së, për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës dhe gjithashtu për të forcuar aftësitë evropiane të mbrojtjes. “Gjithçka ka të bëjë me shpejtësinë”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas një takimi me presidentin e ri çek, Petr Pavel, në Pragë. Von der Leyen tha se rregulloret do të lehtësohen dhe procedurat e licensimit do të thjeshtohen në një projektligj që do t’i paraqitet nesër Kolegjit të Komisionerëve Evropianë. “Ajo që Ukraina ka nevojë më shumë janë municionet”, tha ish-gjenerali i NATO-s, Pavel. Në mars, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së u zotuan se do t’i siguronin Kievit gjatë 12 muajve në vijim, një milion predha të reja artilerie për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit rus në shkallë të plotë. Qëllimi i fondit është të mbështesë forcat e armatosura të Ukrainës dhe t’u mundësojë atyre të nisin ofensiva të reja kundër forcave të Kremlinit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments