Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISBB: Shqipëria shtoi me 2.5% sipërfaqen pyjore gjatë viteve 2000-2020

BB: Shqipëria shtoi me 2.5% sipërfaqen pyjore gjatë viteve 2000-2020

Në Shqipëri sipërfaqja pyjore e vendit është shtuar me 2.5% gjatë periudhës 2000-2020, bëri të ditur Banka Botërore. Në raportin e publikuar së fundi mbi ndryshimin e inventarit të pyjeve në 20 vite, Banka Botërore vuri re se dëmet më të mëdha me rënien e sipërfaqeve të pyjeve ishin në Afrikë dhe në vendet e Amerikës Jugore, ndërsa në shumicën e shteteve në Europë dhe Azi sipërfaqja e pyjeve u rrit. Sipas BB-së, pyjet kërcënohen nga shpyllëzimi dhe degradimi. Banka referon se, pyjet e degraduara janë dëmtuar nga aktivitetet njerëzore si prerja e pyjeve ose ngjarjet klimatike dhe mjedisore si zjarret etj. Gjithashtu thekson BB, rritja e thatësirave dhe valëve te të nxehtit për shkak të ndryshimeve klimatike kanë bërë që zjarret të bëhen një nxitës më i rëndësishëm i humbjes së pemëve gjatë dekadave të fundit. Në vitin 2021, më shumë se një e katërta e humbjes globale të pyjeve me pemë ishte për shkak të zjarreve. Zjarret e egra ndodhin kryesisht në pyjet e buta në Amerikën e Veriut, Evropë, Rusi dhe Australi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments