Ekspertët e BB vlerësuan në veçanti projektin “Një dritare e vetme”, komponent i projektit që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor për lehtësimin dhe thjeshtimin e tregtisë dhe transportit.
Lidhur me projektin e ri për “Tranzitin e kompjuterizuar ndërkombëtar”, Gazheli theksoi se do ta vendosë Shqipërinë krah vendeve europiane për nga thjeshtimi i procedurave doganore.
Gjatë takimit u bë e ditur se edhe projekti i tretë me Bankën Botërore, ai i realizimit të “Pikës së përbashkët doganore” me Maqedoninë e Veriut në Qafë Thanë, për realizimin e procedurës me një ndalesë “One Stop Shop”, ka lehtësuar më tej procedurat doganore në import dhe eksport nga të dy anët e kufirit.