Mes 12 shkollave të reja që u hapën në nisje të vitit të ri shkollor ishte dhe shkolla “Bashkim Fino” në njësinë 2. Kryeministri Edi Rama solli pamje nga shkolla e re “Bashkim Fino” në Tiranë, që ka hapur dyert për të pritur 1100 nxënës. Kjo shkollë ka një kapacitet me 1100 nxënës, plus 150 parashkollor, duke zgjidhur praktikisht jo vetëm problemin e së kaluarës dhe të tashmes, por edhe të ardhmes, pasi është lënë një hapësirë që mund të amortizojë edhe prurjet demografike të njësisë. Këto shkollë u ndërtua nga fillimi për nxënësit e kësaj zone, me financim të qeverisë në kuadër të projektit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019.https://ata.gov.al/2022/09/21/rama-shkolla-e-re-bashkim-fino-hap-dyert-per-1100-nxenes/