Bashkia VLORE Tabloja shumëvjecare e Erës

0
57

Zona bregdetare dominohet nga erërat perëndimore të cilat ndryshojnë drejtimin duke u futur në thellësi të territorit. Edhe shpejtësitë mesatare vjetore më të larta, janë regjistruar në zonën bregdetare. Në tabelën vijuese paraqitet ecuria vjetore e shpejtësive mesatare të erës për qytetin e Vlorës, si zona nën studim (Tabela ).

Qytet/MuajIIIIIIIVVVIVIIVIIIIXXXIXII
Vlorë5.15.24.54.44.14.13.93.84.04.54.65.0

Tabela 1 – Shpërndarja vjetore e shpejtësive mesatare të erës (m/s) në 10 m lartësi, për qytetin e Vlorës.

Shihet qartë në tabelë se shpejtësia mesatare e erës paraqet ndryshueshmëri nga 3.8 m/s në 5.2 m/s gjatë vitit, ku vlerat më të larta i takojnë muajve të ftohtë ndërsa periudha e nxehtë paraqet shpejtësi mesatare më të ulëta. Konkretisht shpejtësia mesatare maksimale vjetore i takon muajit shkurt me 5.2 m/s ndërsa shpejtësia mesatare më e ulët prej 3.8 m/s, i përket muajit gusht. Duke analizuar shpejtësitë mesatare mujore dhe vjetore të erës për qytetin e Vlorës dhe duke i krahasuar ato me qytete të tjera të vendit, rezulton se Vlora paraqet vlera të larta të shpejtësive të erës.

Bashkia e re e Vlorës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Selenicë dhe në jug me bashkinë Himarë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Vlorës. Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re ka 104.827 banorë. Në regjistrin civil në këtë bashki rezultojnë si popullsi banuese 194.147 njerëz. Bashkia e re e Vlorës ka një sipërfaqe prej 616.85 km2 me një densitet prej 314.73 banorë për km2.

Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Vlorë dhe Orikum) dhe 37 fshatra. Në listën e fshatrave përfshihet edhe Sazani. Bashkia e re e Vlorës përfshinë të gjithë zonën bregdetare nga Lumi i Vjosës në veri deri në Qafën e Llogarasë në jug, duke përfshirë nominalisht gadishullin e Karaburinit dhe Ishullin e Sazanit.

Në këtë territor shtrihen tre qendra të rëndësishme të turizmit detar, Vlora, Radhima dhe Orikumi, ndërsa bashkisë i shtohen edhe zonat rurale blegtorale të Tragjasit. Kjo zonë ka në përbërje dhe parkun detaro-bregdetar Sazan-Karaburun, që është i vetmi i këtij lloji në vedin tonë.

File:Uji i ftohte Vlore - panoramio.jpg - Wikimedia Commons

Qyteti i Vlorës ka një aktivitet të vogël tregtar përmes Portit të Vlorës. Vlora ka si burim kryesor ekonomik turizmin dhe bujqësinë e përqendruar te blegtoria dhe ullinjtë. Si një qytet bregdetar, Vlora është edhe një qendër e rëndësishme e peshkimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here