Bashkia TEPELENE

0
59

Tepelena kufizohet në veri me bashkinë Memaliaj, në lindje me bashkinë Këlcyrë, në jug me bashkinë Gjirokastër dhe në perëndim me bashkinë Himarë dhe Selenicë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Tepelenës. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 8.949 banorësh.

Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 16.371 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 431.24 km2 me një densitet prej 37.96 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 24 fshatra.

Bashkia e Tepelenës zgjerohet me disa zona rurale, të cilat merren kryesisht me blegtori. Shërbimet e vogla tregtare dhe mbledhja e bimëve medicinale sigurojnë pak të ardhura për familjet.

Një nga projektet më të rëndësishme është ai i qendrës së qytetit të Tepelenës, ku synohet edhe rivitalizimi i kalasë së Ali Pashës në funksion të nxitjes së turizmit. Kjo kala, por edhe pasuri të tjera si kanioni i Bënçës, ura e Beçishtit apo Uji i Ftohtë mund të shërbejnë për nxitjen e turizmit kulturor dhe natyror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here