Bashkia ROSKOVEC

0
81

Bashkia e re Roskovec kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Lushnjë, në jug me bashkinë Mallakastër, në lindje me bashkinë Ura Vajgurore, ndërsa në perëndim me bashkinë Patos. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Roskovecit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re Roskovec ka 21.742 banorë ndërsa në Regjistrin Civil popullsia e regjistruar figuron 31.548 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 118.01 km2. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 14 fshatra. Bashkia e re e Roskovecit shtrihet pjesërisht mbi zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, e cila njihet si burimi më i madh i naftës në Europën kontinentale. Pjesë e bashkisë së re do të jetë komuna Kurjan, e cila përfshin edhe fshatin Marinzë, që njihet veçanërisht si zonë naftëmbajtëse. Në këto kushte edhe të ardhurat kryesore të banorëve vijnë nga ky sektor, në të cilin janë punësuar shumë prej banorëve të zonës. Sa i takon zonave rurale, të ardhurat fitohen kryesisht nga prodhimet bujqësore dhe agrumet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here