Bashkia PUSTEC

0
39

Pusteci kufizohet në perëndim me bashkitë Pogradec dhe Maliq, ndërsa në veri dhe lindje me Republikën e Maqedonisë. Kryeqendra e bashkisë së re është fshati i Pustecit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 3.290 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron një popullsi prej 5.191 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 198.68 km2. Kjo bashki përbëhet nga 1 njësi administrative.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj 9 fshatra. Kjo bashki popullohet nga minoriteti maqedonas. Pusteci është një zonë e favorshme për zhvillimin e turizmit veror. Mikroklima e pasur, liqeni i Prespës, pamjet e bukura panoramike me një ndërthurje harmonike të peizazhit, gatimet tradicionale, ndërtesat e vjetra buzë liqenit të Prespës nga shekujt 13 dhe 14, si dhe ishulli i Maligradit janë atraksionet kryesore të kësaj. Liqeni i Prespës, përveç bukurisë natyrore që ofron, shquhet dhe për florën dhe faunën e pasur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here