Bashkia Pogradec dhe ajo e Wismar, Republika Federale e Gjermanisë, në kuadër të Marrëveshjes së Binjakëzimit që kanë lidhur mes tyre, në vitin 2019, nga dy kryetarët e bashkive, respektivisht Ilir Xhakolli dhe Thomas Beyer, kanë realizuar gjatë këtij viti një serë aktivitetesh të përbashkëta në fushën e artit dhe kulturës. Kështu specialistë të bashkisë Pogradec morën pjesë në trajnimin e organizuar në bashkinë Wismar në fushat Turizëm, Trashëgimi Kulturore, Legjislacioni mbi Turizmin. Bashkëpunimi në fushën e lundrimit dhe artit angazhoi 11 të rinj, të moshave 12-16 vjeç, anëtarë të Shoqatës “Seglerjugend Wismar” të shoqëruar nga tre bashkëpunëtorë të rritur, në demonstrimin e lundrimit me vela në Liqenin e Ohrit, pjesa shqiptare, në Pogradec, si edhe me asistencën e piktorit të merituar Anastas Kostandini, realizuan pikturat e tyre, të cilët u ekspozuan më pas në ekspozitën e pikturës në Wismar, krahas punimeve të ekspozitës së piktorit Anastas Kostandini. Çelja e ekspozitës së piktorit të merituar Anastas Kostandini, titulluar “Një Piktor nga Pogradeci viziton Wismarin”. Kështu në fund të muajt gusht, në bashkinë Wismar u organizua takimi zyrtar me kryetarin e bashkisë Wismar, Thomas Beyer, ku u analizuan dhe u përshëndetën bashkëpunimet e deritanishme të realizuara në disa fusha dhe u propozuan të tjera bashkëpunime konkrete në të ardhmen Bashkia Pogradec njofton se, pritet të realizohet së shpejti bashkëpunimi në fushat Turizëm dhe Trashëgimi Kulturore me prezencën e dy funksionarëve të bashkisë Wismar në bashkinë Pogradec, teksa titullarët konfirmojnë vullnetin e mirë për vazhdimësinë e binjakëzimit mes dy bashkive edhe në fusha të tjera.