Mësoni si do të jetë MOTI dhe pjesëmarja në votime sipas KQZ më 6 MARS Bashkia LUSHNJE

0
27

Bashkia e re Lushnjë kufizohet në veri me bashkitë Rrogozhinë dhe Peqin, në lindje me bashkinë Divjakë, në jug me bashkitë Fier dhe Roskovec, ndërsa në perëndim me bashkinë Belsh. Kryeqendra e bashkisë së re është qyteti i Lushnjes. Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia e re Lushnjë numëron një popullsi banuese prej 83.659 banorë, ndërsa në Regjistrin Civil rezulton një popullsi prej 127.438 banorësh. Sipërfaqja e bashkisë së re është 372.72 km2. dhe me densitet popullsie 341.91 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 11 njësi administrative.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 85 fshatra. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një zonë përgjithësisht rurale, ku 63 për qind e popullsisë jeton në 85 fshatra që janë pjesë e saj.

Lushnja është edhe zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë me prodhime të bimëve të arave, zarzavateve, bostanoreve dhe prodhimeve blegtorale në zonat e ulëta, si dhe me ullinj e vreshta në zonat kodrinore. Gjithashtu në zonat rurale ka banorë të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mbareshtrimi i bagëtive të imta si lopët dhe delet. Pjesë e bashkisë së re do të jetë edhe pika turistike e Manastirit të Ardenicës, e cila gjendet në njësinë administrative Kolonjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here