Bashkia KUCOVE

0
56

Kuçova kufizohet në veri dhe perëndim me bashkinë Belsh, në lindje me bashkinë Gramsh, në jug me bashkinë Berat dhe në perëndim me bashkinë Ura Vajgurore. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Kuçovës. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 31.262 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 55.293 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 160.23 km2.

Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 31 fshatra. Bazuar në ndarjen e re administrativo-territoriale, qyteti i Kuçovës bashkohet me tre komuna, duke kombinuar resurset e tij deri me tash të bazuara kryesisht tek nafta, me sektorin bujqësor të këtyre zonave rurale. Burimi kryesor i Kuçovës vazhdon të mbetet nafta dhe gazi. Pasuria natyrore e naftës dhe gazit në këtë zonë, vazhdon të konsiderohet ende e lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here