Bashkia  Fushë-Arrëz

0
41

 Fushë-Arrëzi kufizohet në veri me Bashkinë Tropojë, në perëndim me bashkitë Vau i Dejës dhe jug-perëndim me bashkitë Pukë dhe Mirditë. Në lindje kufizohet me bashkinë Kukës. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Fushë-Arrëzit. Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 7.405 banorësh.

Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 11.651 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 540.42 km2, me një densitet prej 21.55 banorë/km2. Bashkia e re ka në përbërje 5 Njësi Administrative.Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Pukës dhe e qarkut Shkodër.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 35 fshatra. Bashkia Fushë-Arrëz shtrihet në një zonë malore, me një sipërfaqe te konsiderueshme pyjore. Pasuritë natyrore të Fushë-Arrëzit, kryesisht ato nëntokësore janë të shumta, sidomos pasuri minerare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here