Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në takim homologen e tij nga Maqedonia Veriore, Slavjanka Petrovska, me të cilët ka diskutuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve fqinje në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive. Mehaj ka theksuar se FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’i ofrojë trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej përvojën e reformimit të brendshëm gjatë rrugëtimit në procesin për anëtarësim në Programin e Partneritetit për Paqe, ku edhe Kosova synon të jetë anëtare. “Po ashtu një fushë tjetër në të cilën jemi dakorduar të bashkëpunojmë është integrimi i grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të suksesshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre është çështje për të cilën do të angazhohemi së bashku”, ka shkruar Mehaj në Facebook.https://ata.gov.al/2022/10/23/mehaj-petrovska-bashkepunimi-rajonal-hap-i-rendesishem-per-paqe/