Sunday, March 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBankat, mbi 2.7 miliardë lekë kredi për bujqësinë

Bankat, mbi 2.7 miliardë lekë kredi për bujqësinë

Bankat tregtare gjatë vitit 203 dhanë 2.7 miliardë lekë kredi për sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimin. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, krahasuar me një vit më parë pesha specifike e kredisë të dhënë për bujqësinë u rrit me 5.6%. Bujqësia është si një sektor me potenciale të mëdha për të rritur kreditimin. Me një kontribut në rritje në ekonominë e vendit, punësimin dhe eksportet, bujqësia është kthyer tashmë në vëmendjen e plotë të politikave të qeverisë duke sjellë interes të shtuar edhe të biznesit për sipërmarrje të reja në shumë fusha që ofron bujqësia. Ekspertët presin që huadhënia të zgjerohet edhe më shumë për periudhën në vijim, nxitur edhe nga skemat e ndryshme të mbështetjes që po aplikon qeveria në bashkëpunim me programet e huaja. Ndërkohë që skema e garancisë sovrane për fermerët, me 1 miliard lekë është një tjetër mbështetje për fermerët, që u krijon akses për kredi nga bankat tregtare. Ekspertët e BSH-së shprehen se, ndër çështjet që frenojnë kreditimin e bujqësisë lidhen me mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentimi i lartë i tokës (fermat e vogla) e si pasojë, mungesa e ekonomive të shkallës dhe mungesa e kooperimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ