Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBankat dhanë rreth 50 mijë kredi në 6-mujorin e parë të këtij...

Bankat dhanë rreth 50 mijë kredi në 6-mujorin e parë të këtij viti

Sektori bankar disbursoi rreth 50 mijë kredi në 6-mujorin e parë të këtij viti. Prej fillimit të këtij viti, një detajim i statistikave të Bankës së Shqipërisë jep një informacion për numrin e kredive të reja të dhëna nga sektori bankar me bazë tremujore. Mbështetur në këto të dhëna, gjatë 6-mujorit të parë u kryen gjithsej 32364 disbursime të reja të kredive të reja për individët. Tendenca e kreditimit ka qenë pozitive nga njëri tremujor në tjetrin. Në tremujorin e dytë, numri i kredive të disbursuara arriti në 17120, në rritje me 12 % krahasuar me tremujorin e parë. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, në 6-mujorin e parë 2023 u disbursuan 18390 kredi në llogaritë e bizneseve. Edhe për bizneset numri i kredive u rrit gjatë tremujorit të dytë në 9529, ose 7.5 % më shumë krahasuar me tremujorin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments