Monday, March 24, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBankat dhanë 17.9 miliardë lekë kredi për shtëpi në 4 muaj

Bankat dhanë 17.9 miliardë lekë kredi për shtëpi në 4 muaj

Normat relativisht të ulëta të interesit për kredi, po rrisin interesin e qytetarëve, por edhe të shumë blerësve jorezidentë, drejt investimeve në pasuri të paluajtshme. Ndërkohë që bumi i turizmit në vitet e fundit ka shtuar kërkesën për blerje të pronave në bregdet, me qëllim investimi për qiradhënien e tyre ditore te turistët e huaj. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, sektori bankar gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti disbursoi, 17.9 miliardë lekë kredi për shtëpi, me rritje 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas BSH-së, portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën pothuajse 190 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 10.6%. Ky portofol përbën tashmë rreth 26% të kredisë totale për ekonominë shqiptare. Rritja e kredisë për shtëpi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt monedhës vendase. 72% e kredisë për shtëpi të dhënë gjatë muajve të parë të këtij viti ishte në monedhën vendase. Sipas indeksit Fischer të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, çmimet e banesave në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, me bazë vjetore çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ