Banjat e Bënjës në Përmet

0
10

Banjat e Bënjës në Përmet po kthehen në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar për vizitorë nga vendi dhe bota, kjo edhe falë investimit transformues që po kryhet në këtë pasuri të rrallë natyrore.

Tashmë në një fazë transformimi të plotë, Rama u shpreh ky destinacion gjatë kësaj fundjave kishte një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale.

Investimi parashikon krijimin e një zone parkimi të sistemuar, korsi biçikletash, ballkone panoramike mbi kanion, hyrje e organizuar, banja publike dhe qendër shëndetësore, duke ofruar standarde moderne dhe duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike.

Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazëve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave, për një pamje më të bukur dhe në harmoni me natyrën.

Të hapura në natyrë, këto burime dallohen për temperaturën që varion nga 26 deri në 32 gradë Celsius.

Zona ofron një përzierje të veçantë mes natyrës së paprekur, historisë dhe aventurës. Krahas banjave termale, vizitorët mund të eksplorojnë edhe Kanioni i Lëngaricës si dhe Urën e Katiut, monument kulture që i shtojnë vlerë trashëgimisë së zonës.