Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBalluku: Kursimi-Detyrë 

Balluku: Kursimi-Detyrë 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë nismën për nisjen e fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike në disa shkolla të ndryshme të vendit. Zv/kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme në nisjen e kësaj fushate në shkollën “Lasgush Poradeci” në Kombinat, Tiranë, përcolli tek nxënësit mesazhin se sa e rëndësishme është që të tregohemi të kujdesshëm në përdorimin e duhur të energjisë, sidomos në këtë kohë krize që ka përfshirë të gjithë botën. “Kursimi i energjisë në kohë krize, detyrë për çdo qytetar”, tha Balluku. Ajo e cilësoi një ditë të veçantë takimin e sotëm me fëmijët e shkollës “Lasgush Poradeci”, së pari, siç u shpreh Balluku, pasi ka qenë e pranishme në inaugurimin e rikonstruksionit të kësaj shkolle dhe së dyti, si deputete në zonën e Kombinatit. Duke u ndalur në kushtet e krizës aktuale energjetike, Balluku vuri në dukje se, sot kjo krizë është thelluar për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimeve klimaterike. “Thatësira e madhe e këtij viti na ka kushtëzuar prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et”, tha Balluku. Ajo tha se, ne prodhojmë rreth 70% të nevojave të tregut me energji elektrike nga HEC-et tona, por në kushtet e thatësirës së tejzgjatur prodhojmë më pak dhe kështu që pjesën tjetër e importojmë, me një çmim që së fundmi është rritur tej mase në bursat ndërkombëtare. “Por pavarësisht kësaj situate ne nuk kemi rritur çmimin në faturat e abonentëve dhe nuk e kemi shkëputur furnizimin me energji”, u shpreh ministrja, teksa i bëri apel fëmijëve që të tregojnë kujdes dhe të kursejnë energjinë elektrike në shkolla, shtëpi dhe ambiente të tjera ku kalojnë kohën. “Ne mendojmë të shtojmë një orë kurrikule, ku ju të mësoni për energjinë elektrike si një nga produktet më të rëndësishme dhe do të kërkojmë përmes jush, që ju të ktheheni në zëdhënësit e energjisë për kursimin e saj”, tha Balluku, teksa solli në vëmendje se nga kursimi i 1% të energjisë elektrike, do të kursejmë 28 milionë USD nga buxheti.https://ata.gov.al/2022/09/14/balluku-kursimi-i-energjise-ne-kohe-krize-detyre-per-cdo-qytetar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments