Situata në Tropojë pas motit të keq me reshje intensive të shiut është normalizuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se “në rajonin verior reshjet kanë pushuar. Në aksin Bajram Curri-Fierzë qarkullohet normalisht, ndërsa në aksin Sopot-Kam qarkullohet vetëm me mjete të vogla, kurse mjetet e transportit nuk mund të kalojnë, për arsye sigurie”. “Puna vazhdon me mjete dhe fuqi punëtore në të gjitha akset, për ta kthyer lëvizjen e mjeteve në normalitet”, theksoi ARRSH. Shiu i pandërprerë prej dy ditësh shoqëruar me stuhi e rrebeshe solli dëme në Tropojë.Të gjitha institucionet dhe agjencitë e varësisë janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur në kohë çdo problematike që mund të shkaktonte moti i keq.http://ata.gov.al/2022/09/18/normalizim-pas-reshjeve-arrsh-ne-aksin-bajram-curri-fierze-qarkullohet-normalisht/