Bajpasi i Shëngjinit është hartuar nga bashkia Lezhë dhe financohet nga Qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Projekti synon të krijojë një rrugë alternative që do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë sigurinë rrugore dhe do të mbështesë zhvillimin turistik të zonës bregdetare.Projekti pritet të përfundojë brenda afateve të parashikuara, duke sjellë një impakt pozitiv në jetën e banorëve dhe në promovimin e turizmit bregdetar.Investimi, pjesë e strategjisë së qeverisë për forcimin e infrastrukturës bregdetare, financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe menaxhohet nga Bashkia Lezhë në bashkëpunim me institucionet shtetërore.





