Me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin e fondit në 173 930 574 lekë, nga 173 753 243 lekë për shpronësimin për interes publik të pronave pasuri e paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “bajpass Plepa- Kavajë – Rrogozhinë, (loti i 7, rruga dytësore)”. Sipas këtij vendimi, vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 173 930 574 lekësh, përballohet: 173 753 243 lekë nga buxheti i vitit 2014, zëri “Detyrimet e prapambetura” (detyrimet e infrastrukturës); 177 331 lekë nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar”. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Durrës për zbatimin e këtij vendimi. atsh