Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBahamas dhe Ishujt Turks dhe Kaikos në listën e parajsave fiskale të...

Bahamas dhe Ishujt Turks dhe Kaikos në listën e parajsave fiskale të BE-së

Bahamas, Anguilla dhe Ishujt Turks dhe Kaikos do t’i shtohen listës së parajsave fiskale të Bashkimit Evropian, sipas vendimit të ministrave të Financave të BE-së. Të tre juridiksionet do t’i bashkohen nëntë vendeve dhe territoreve të tjera aktualisht në listë: Samoa Amerikane, Fixhi, Guam, Palau, Panama, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Ishujt e Virgjër të SHBA-së dhe Vanuatu. “Taksimi i drejtë i bizneseve na intereson të gjithëve. Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ndajnë një interes të përbashkët në luftimin e erozionit të bazës tatimore dhe ndryshimit të fitimit”, deklaroi sot ministri çek i Financave Zbynek Stanjura, i cili kryesoi takimin në Luksemburg. “Turks dhe Caicos përfshihen në listën e parajsave fiskale për herë të parë. Bahamas ka qenë edhe me parë në listë në 2018 dhe Anguilla në 2020”, thuhet në një njoftim për shtyp. “Lista e BE-së e juridiksioneve jobashkëpunuese për qëllime tatimore u krijua për herë të parë në 2017 dhe rishikohet çdo gjashtë muaj. Qëllimi është promovimi i një qeverisje të mirë tatimore në mbarë botën”, sipas njoftimit për shtyp.http://ata.gov.al/2022/10/04/luksemburg-bahamas-dhe-ishujt-turks-dhe-kaikos-ne-listen-e-parajsave-fiskale-te-be-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments