Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock bëri thirrje për ndryshimin e politikës gjermane ndaj Kinës, pak para udhëtimit të parë të kancelarit, Olaf Scholz në Pekin. “Sistemi politik kinez ka ndryshuar jashtëzakonisht vitet e fundit dhe për këtë arsye politika jonë drejt Kinës gjithashtu duhet të ndryshojë”, theksoi Baerbock gjatë një vizite në Republikën e Azisë Qendrore të Uzbekistanit. Scholz pritet në Pekin të premten për vizitën e tij të parë në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Uzbekistanit, Vladimir Norov në kryeqytetin Tashkent, Baerbock tha se priste që Scholz t’i komunikonte pozicionin e politikës së jashtme të Berlinit me shtetin kinez dhe liderin e partisë, Xi Jinping. ”Pekinit duhet t’i bëhet e qartë se çështja e konkurrencës së ndershme, çështja e të drejtave të njeriut dhe çështja e njohjes së ligjit ndërkombëtar janë themeli ynë i bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Baerbock.http://ata.gov.al/2022/11/01/fokus-baerbock-te-ndryshojme-qasjen-e-gjermanise-ndaj-kines/
Baerbock: Të ndryshojmë qasjen e Gjermanisë ndaj Kinës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on