Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAZHBR: Mbështetje të veçantë blegtorisë

AZHBR: Mbështetje të veçantë blegtorisë

Qeveria i ka dhënë këtë vit prioritet blegtorisë, duke shpallur përfitues të subvencionit të gjithë blegtorët që kanë aplikuar në skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2023. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, janë rreth 8 591 aplikantë dhe të 8 591 mijë blegtorët në të gjithë vendin, do ta marrin këtë mbështetje. Blegtorër kanë rritur besimin në mbështetjen e dhënë nga Skema Kombëtare, fakt të cilin e tregon numri i lartë i aplikimeve. Këtë vit kanë aplikuar vetëm për skemën e lopëve rreth 3300 fermerë dhe për të imtat 5291 fermerë. Gjithsej kanë aplikuar 8 591 blegtore të cilët janë fitues nga 6 200 që ishin vitin e kaluar. Vitin e kaluar, financimet nga skema kombëtare ishin 1,5 miliardë lekë nga rreth 1 miliard lekë në vitin 2021. Rreth 6,211 blegtorë, përfituan nga skema e mbështetjes, për vitin 2022, kundrejt 4 316 blegtorëve që përfituan në vitin 2021. Ndërsa këtë numri i përfituesve është rritur me mbi 2 mijë blegtor të tjerë. Skema Kombëtare, që aplikohet nga AZHBR, mbështet fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt. Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt Ndërkohë AZHBR, ka nisur tashmë financimin e pjesshëm të fermerëve të shpallur përfitues të Skemës Kombëtare 2023, paralelisht për 6 masat mbështetëse. AZHBR, publikon në faqen zyrtare të saj, listën e përditësuar të fermerëve përfitues, sipas masave mbështetëse, për të cilët është disbursuar në llogaritë e tyre bankare mbështetja financiare, ndërkohë që vijon puna me kryerjen e pagesave të tjera për 6 masat mbështetëse që janë: (Tufa bazë e matrikulluar (gjedhë); Tufa bazë e matrikulluar (të imta); Fara, fidanë dhe inpute të tjera;Bletari; Fermat organike; Certifikimi Global Gap.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments