Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAzerbajxhani dhe Shqipëria marrëveshje për projektin pilot për gazifikimin e Korçës

Azerbajxhani dhe Shqipëria marrëveshje për projektin pilot për gazifikimin e Korçës

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri theksoi se, “rreth 25% e burimeve të brendshme ujore të Azerbajxhanit i përket pjesës së territoreve të çliruara, e cila është afërsisht 2.56 miliardë metra kub (bcm) në vit. Tashmë ne kemi vënë në punë hidrocentrale me kapacitet 170 megavat dhe deri në fund të këtij viti do të jenë 270 megavat dhe brenda harkut kohor të dy-tre viteve do të jenë 500 megavat hidrocentralesh, që do të jetë një tjetër kontribut i rëndësishëm në tranzicionin e energjisë së gjelbër”. “Ekziston një potencial i favorshëm për zbatimin e projekteve të energjisë diellore në këto territore. Kështu, rajonet Zangilan, Jabrayil, Gubadli dhe Fuzuli janë rajonet e dyta më të favorshme në vend, ndjekur nga Republika Autonome e Nakhçivanit (enklavë e Azerbajxhanit) sipas rrezatimit diellor të vëzhguar. Ekzistenca e potencialit të favorshëm të erës në territoret e çliruara, veçanërisht në zonat malore të rajonit të Laçinit dhe Kalbajarit, u përcaktua sipas studimeve paraprake. Në vitet e mëparshme janë kryer kërkime shkencore përkatëse në lidhje me  ekzistencën e burimeve të energjisë gjeotermale në territoret e çliruara. Energjia gjeotermale përdoret kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike (me fluks temperature dhe temperaturë të favorshme), furnizim me energji termike dhe qëllime turistike-balneologjike. Analizat paraprake tregojnë se ka burime gjeotermale në pjesën malore të Kaukazit të Vogël (4000-5000 metër kub në ditë (30-74°C). Bazuar në vëzhgimet paraprake, është më e leverdishme që ky potencial të përdoret respektivisht për furnizim për ngrohje dhe për qëllime balneologjike”, nënvizoi ai. “Siç është një fakt i mirënjohur, Azerbajxhani ka eksportuar gaz natyror në Europë që prej vitit 2007 përmes Gazsjellësit të Kaukazit Jugor, i cili kalon nga fusha e gazit “Shah Deniz” në Azerbajxhan deri në Turqi, nëpërmjet Gjeorgjisë. Në vitin 2020 u vu në punë Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP), i cili lidh Azerbajxhanin me Italinë nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Gazsjellësi është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, një projekt që synon të transportojë

“Vlen gjithashtu të përmendet se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e quajti Azerbajxhanin një partner të besueshëm në fushën e energjisë gjatë vizitës së saj në vendin tim më 18 korrik 2022 dhe më pas u nënshkrua një marrëveshje për bashkëpunimin strategjik midis palëve”, tha më tej ai. Azerbajxhani, shtoi Huseynov, “përveç rritjes së furnizimit me gaz në Europë, do të ndihmojë gjithashtu edhe partnerët e tij në kalimin drejt burimeve të pastra të energjisë. Në kuadër të vizitës së Presidentit Ilham Aliyev në Rumani, më 17 dhjetor 2022 u nënshkrua “Marrëveshja ndërmjet qeverive të Republikës së Azerbajxhanit, Gjeorgjisë, Rumanisë dhe Hungarisë për partneritet strategjik në fushën e zhvillimit dhe transferimit të energjisë së gjelbër”. Marrëveshja, në thelb hap një fazë të re në bashkëpunimin energjetik Azerbajxhan-BE, duke hedhur themelet për një “korridor të gjelbër” që do të lidhë Kaukazin Jugor me Evropën”. “Qëllimi kryesor i kësaj nisme është ndërtimi i gjeneratorëve të erës, mullinjve me erë, paneleve diellore në mënyrë që të reduktohet nevoja për gaz në Azerbajxhan dhe të rritet furnizimi me gaz në Evropë. Gjithashtu, në vitin 2026, Azerbajxhani pritet të fillojë shpërndarjen e energjisë elektrike në Evropë përmes një kablloje që do të shtrihet nën Detin e Zi. Pra, në vitet në vijim Azerbajxhani do të jetë gjithashtu partner i besueshëm i Evropës në fushën e eksporteve të energjisë elektrike me burim nga burimet e rinovueshme”, shpjegoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments