Autoriteti i Konkurrencës, (AK) ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, ku që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar, ku vlerësoi se u zbatua mos rritja e tarifave. Për një periudhë njëvjeçare, Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i ka monitoruar subjektet Autoshkolla të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, në lidhje me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve.
AK bën të ditur se, në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023. Gjithashtu Komisioni i Konkurrencës, nga shqyrtimi dhe vlerësimi i informacionit mbi aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor si dhe projekt-vendimit përkatës “Mbi miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SHA”, vendosi t’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit, tarifat e ndryshuara, që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier SHA, të cilat janë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.
Miratimi i ndryshimit të tarifave, të marra në shqyrtim nga KKRR, do të jenë të publikuar në faqen zyrtare elektronike të ERRU-së.