Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAustralia ndalon cigaret elektronike rekreative

Australia ndalon cigaret elektronike rekreative

Australia do të bëhet vendi i parë në botë që do të ndalojë cigaret elektronike rekreative, deklaroi ministri i Shëndetësisë Mark Butler. Butler tha se ”vendi do të ndalojë importimin e cigareve që nuk janë të destinuar për raftet e farmacive”. ”Të gjitha cigaret elektronike do të ndalohen dhe do të ketë kufizime në paketimin, shijet dhe ngjyrat e disponueshme”, tha ministri. “Nuk ka më shije çamçakëzi etje. Do të kemi pako të thjeshta me shije të thjeshta”, tha Butler. ”Vendi nuk do të lejonte që përfitimet e arritura në reduktimin e përdorimit të duhanit të zhbëheshin nga kërcënimi i ri për shëndetin publik”, shtoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments